Top Channel/ Zelensky hap konferencën e Mynihut: Shpejtoni me ndihmat, na rrezikohet jeta!

Thanks! Share it with your friends!

You disliked this video. Thanks for the feedback!

Added by MiAmigo
24 Views
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski mbajti fjalimin e hapjes në konferencen e sigurisë në Mynih përmes një lidhjeje video dhe u kërkoi aleatëve të rrisin mbështetjen për vendin e tij, duke paralajmëruar se në Ukrainë ka jetë njerëzish në rrezik.

Duhet të nxitojmë. Na duhet shpejtësia - shpejtësia e marrëveshjeve tona, shpejtësia e dërgesave tona... shpejtësia e vendimeve për të kufizuar potencialin rus. Nuk ka alternativë ndaj shpejtësisë, sepse nga ajo varet jeta. Nuk ka asnjë alternativë ndaj një fitoreje të Ukrainës.

Zelenski e krahasoi betejën kundër pushtimit rus me luftën biblike midis Davidit dhe Goliatit dhe tha se ndërsa Ukraina kishte guximin e Davidit, ajo kishte ende nevojë për llastikun për të mposhtur "Goliatin rus". të pranishmëve iu drejtua edhe kancelari gjerman Olaf Scholz i cili tha se "revizionizmi" i Putinit nuk do të triumfojë.

Ai u bëri thirrje aleatëve që ishin në gjendje ta bënin këtë, të dërgonin tanke luftarake në Ukrainë. Presidenti francez Emmanuel Macron doli në podium pas liderit gjerman dhe tha se ishte e nevojshme për t'u përgatitur për një "konflikt të zgjatur" në Ukrainë. Shefi i Elizesw u bëri thirrje shteteve anëtare të BE të investojnë ndjeshëm në shpenzimet e mbrojtjes.


Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#VolodymyrZelenski#Mynih#TopChannelNews
Category
NORWEGIAN NEWS
Commenting disabled.